Kovίdi u merr jetën për një ditë nënës dhe djalit nga Pataqani i Ulët i Rahovecit

Pandemia e K0vίd vazhdon të marrë jetën e kosovarëve.

Brenda një dite K0vίdi u merr jetën nënës dhe djalit nga fshati Pataqan i Ulët i Rahovecit.

Rastin e ka konfirmuar për Reporterin kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

“Po me K0vίd kanë qenë”, ka thënë Latifi.

V dekjen e tyre e ka konfirmuar edhe një familjar i tyre.

“Paskan ndërruar jetë Nanë e Bir nga Potoqani i poshtëm, Avnia ni djal puntor shum i zoti dhe teta Zehra nje grua e urte e shumë e respektuar. Ngushllime familjes Ahmeti 😢
Ju bëft shpirti dritë!”, ka shkruar ai.