Ku është Meliza Haradinaj që tha “s’ka vizita për zyrtarët serbë pa kërkuar falje”?


Vetëm pak ditë më parë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla këmbngulte se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë serb nuk do të shkelin në Kosovë pa kërkuar falje për krímet e kryera.

Por sot shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, po shëtitet si në ‘bahçe të babës” nëpër veriun e Kosovës. Madje ai ka paralajmëruar se do të vizitojë edhe rajonin e Drenicës, shkruan Reporteri.
Ndërkohë, ministrja Haradinaj-Stublla nuk është bërë fare e gjallë. Madje nga ministria që ajo drejton nuk kanë treguar nëse Petkoviç ka marrë leje për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

KorrektPress ka provuar ta kontaktojë me ministren Haradinaj, për të marrë një sqarim lidhur me hyrjen e Petkoviqit në Republikën e Kosovës, por ajo nuk ka qenë e qasshme.

Ministrja Haradinaj-Stublla më datën 25 nëntor përmes një cicërime në Tëitter ishte zotuar se nuk do të lejohet asnjë zyrtar serb që të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje për krímet dhe gjenocídin e usht ruar mbi shqiptarët e Kosovës. Madje këtë ajo e kishte shkruar me shkronja kapitale.

“E përsëris edhe një herë përgjigjen e vetme dhe të prëhershme për të gjitha kërkesat e ardhshme të Vuçiqit dhe të tjerëve: NUK KA LEJE PËR JU PËR VIZITA NË KOSOVË PËRDERISA NUK KËRKONI PËR GJENOCíDIN E KRYER NDAJ POPULLIT TONË, DHE PËRDERISA NUK VIHEN PARA DREJTËOSË NDËRKOMBËTARE PËRGJEGJËSIT EATIJ GJENOCíDI”, ka pati shkruar Haradinaj.