Kur do të hapen kufinjtë? Ekspertët japin lajmin e mirë: Ja kur mund të udhëtojmë sërish të lirë


Shumica e njerëzve nëpër botë udhëtojnë pothuajse çdo vit. Por në 2020-tën nuk mundën, dhe kjo ndodhi për shkak të pandemisë. Kishte dhe nga ata që kishin prenotuar udhëtimin e ëndrrave, por që situata nga vírusi ua prishi dhe i ktheu në realitet.

Por një lajm i mirë vjen së fundmi, në të cilin thuhet se këtë vit mund ti shijojmë pushimet verore dhe jashtë vendit. Ka mundësi që këtë verë të gjithë mund të fluturojmë atje ku duam. Kështu thonë ekspertët e industrisë së udhëtimit, ndërsa vaksínat janë shpërndarë gjerësisht dhe rastet e vírusit me shumë gjasë tani do të bien.

“Unë jam shumë i sigurt që në fillim të majit e tutje të gjithë do të jemi në një botë shumë më të mirë.”,-tha Paul Charles, themelues dhe CEO i “The PC Agency”, këshilluese udhëtimi me qendër në Londër Vaksínat dhe testimet po ecin para, thonë Charles dhe ekspertë të tjerë të industrisë, por ajo që duhet dëshpërimisht është qëndrueshmëria dhe koordinimi më i madh përtej kufijve.