Ky është 16-vjeçari që humbi jetën në një vetaksident në Podujevë (FOTO)

Një 16 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetëaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Obrançë të Podujevës.

TV Llapi njofton se viktima është Edin Blakqori, 16-vjeçari nga fshati Obrançë i Podujevës.

Lajmi e ka konfirmaur edhe Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia Rajonale e Trafikut e cila ka nisur hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.