Ky është 18-vjeçari kosovar që vodhi ‘Mercedes G Class’, pronari e ndoqi derisa e kapi

Gazeta Sinjali raportoi sot se si nje 36vjeçar nga Gurakoci i Istogut u ballafaqua me nje hajn qe tentoi t’ia vjedh veturen luksoze te tipit Mercedes G Class, qe e kishte te parkuar prapa lokalit, duke e ndjekur neper rruget e fshatit.

Ky rast jo fort i zakonte ka ndodhur mbreme dhe u denoncua menjehere ne Polici, me ç’rast i dyshuari, 18vjeçar u arrestua. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorise kane bere te ditur se i riu qe u arrestua eshte Edison Ademaj.

Si e luajti rolin e policit pronari i vetures?

Sinjali raportoi se ne momentin qe pronari i vetures u njoftua nga nje person se dikush po tenton t’ia ‘avulloje’ veturen, reagimi i tij ishte shume i shpejte, duke marre nje veture tjeter me te cilen e ndoqi pas hajnin.

Ai kishte arritur qe ne nje pike t’ia bllokoje rrugen vetures se tij qe po vozitej nga hajni dhe ta marre serish ne pronesi.

Burimet e Gazetes Sinjali bejne te ditur se i dyshuari ka refuzuar te pergjigjet ne pyetjet e hetuesve policore gjate intervistimit dhe nuk ka deklaruar asgje lidhur me rastin.

Prokurori ka nxjerre aktvendim per ndalimin e 18vjeçarit ne kohezgjatje prej 48 oresh dhe ndaj tij iniciohet rasti ‘Vjedhje’.

Shenim: Personi i apostrofuar ne kete artikull prezumohet i pafajshem derisa fajesia e tij te mos provohet me vendim te formes se prere nga gjykata.