Ky është 19 vjeçari nga Prizreni i cili e rrehu keq ish- dhëndrrin dhe motrën e tij

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast që ka ndodhur sot në Prizren, ku motër e vëlla janë dërguar në spital si p asojë e l ëndimeve të marra nga një s ulm f izik që dyshohet se iu bë nga vëllai i ish-bashkëshortes së 37-vjeçarit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë arritur që ta a rrestojnë personin e dyshuar. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari për s ulmin f izik ndaj ish-dhëndrit dhe motrës së tij është Lavdim Ponik, 19-vjeçar.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur dje rreth orës 12:30 në rrugën “Mursel Osmanaj”, ku Ponik dyshohet se ka rr ahur keq 37-vjeçarin të cilit i ka sh kaktuar l ëndime të r ënda t rupore, si dhe motrën e tij, e cila po ashtu u dërgua në s pital për ndihmë m jekësore.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Prizren, Faton Alija, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.