Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka komentuar uljen e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë.
Ai ka thënë se numri prej 43 rastesh të reja me koronavirus, dëshmon më së miri se me angazhimin e të gjithëve në përgjithësi por të Ministrisë së Shëndetësisë në veçanti është duke u bërë e pamundura që virusi të menaxhohet dhe asesi të mer këmbë.Shkrimi i plotë nga Zemaj:
Nga 664 testime sa janë bërë brenda 24 orëve, raste pozitive janë 43 .Kjo dëshmon më së miri se me angazhimin e të gjithëve në përgjithësi por të Ministrisë së Shëndetësisë në veçanti është duke u bërë e pamundura që virusi të menaxhohet dhe asesi të mer këmbë.Ndërsa komiteti tashmë pas vlersimeve të veta profesionale konstaton se bazuar në situatën aktuale, Spitali i Vushtrrisë duhet t’i kthehet punës normale, pacientët e shtrirë si të konfirmuar dhe të dyshuar me Covid, transportohen brenda 3 dite, gradualisht në Klinikën Infektive në QKUK.
Transporti i pacientëve nga Spirali i Vushtrrisë fillon nga dita e stome.Po ashtu janë bërë edhe përgatitjet e nevojshme për rifillim të punës në ambulancat specialistike në ShSKUK.