Ky është kuptimi i “çuditshëm” i simbolit në uniformën e pjesëtarëve të EULEX-it

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Misionit të EULEX-it kanë bastisur dje Selinë Qendrore të OVL-UÇK-së në Prishtinë, dhe më pas kanë arrestuar kreun e saj, Hysni Gucatin.

Të armatosur deri në dhëmbë, këta pjesëtarë s’kanë lejuar askënd të afrohet afër objektit të Organizatës. Mirëpo, ajo çfarë ra në sy tek disa prej tyre ishte vendosja e një simboli interesant në uniformën ushtarake.

Në foton shihet se si pjestarët e misionit ndërkombëtar kanë në gjoks logon e “Punisher”-it, kafkën me katër dhëmbë.
Kjo logo bazohet në filmin “The Punisher” (Ndëshkuesi), që inkorporon me hakmarrjen.

Kuptimi i këtij filmi lidhet me një person i cili pasi mori hakmarrjen ndaj njerëzve përgjegjës për vdekjen e gruas dhe fëmijëve të tij, ai zbulon një komplot që shkon më thellë se bota kriminale e Nju Jorkut.