Prej sot pritët që vendi ynë të mbyllet për 12 ditë, por ka shumë që po e kundërshtojnë këtë propozim.
E më së shumti janë gastronomët, të cilët edhe kanë pësuar humbje të mëdha gjatë pandemisë, shkruan Indeksonline.
Dikur kundër masave për mbyllje ishin edhe këngëtaret, ku ndër ta veçohej më së shumti Labinot Tahiri.
Në një intervistë për Indeksonline, këngëtari Labinot Tahiri tha se nuk do të merret më me këtë punë, sepse kur ai ishte në protestë, estrada kanë nejt të qetë dhe ner jorgan.
“Me shumë kënaqësi po them se nuk po merrem, kanë dashtë estrada me nejt qetë e ner jorgan e me u shtre nëpër kauqa atëherë kur jam qu në protestë, tani le të rrinë. Unë nuk dal në protestë as nuk merrna më me këtë punë. Boll e kam ngrit zërin pse me u etiketu unë “Labi i keq”. Ata e bën fushatën, nuk morën kurrfarë masave për kohën e fushatës. Kur përfundoi fushata kam thënë që kanë me mbyll vendin. Ishalla e mshelin edhe ma gjatë jo veç 12 ditë” u shpreh ai.
Dasmat duhet të mbahen, por nuk do të marrë pjesë në asnjë organizim nëse bëhet nga estrada.