Lajm i madh për Kosovën vjen kjo ndihmë shumë e madhe nga shteti Gjerman!

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, drejtori i GIZ-it për Kosovë, David Oberhuber dhe Udhëheqësi i Projektit për Energji i GIZ-it, Avni Sfishta, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për implementimin e Projekteve të Bashkëpunimit Teknik.

Nga kjo marrëveshje, Qeveria e Kosovës ka siguruar 1.7 milion euro, të dhuruara nga Qeveria e Republikës Federale e Gjermanisë, si asistencë tek,nike për afat kohor 2 vjeçar.Bëhet e ditur se objektivi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i kornizës lig.jo.re dhe teknike për implementimin e kërkesave të Komunitetit Evropian të Energjisë, të ndërlidhura me energji dhe klimë.

Ndër të tjera, GIZ do t’i ofrojë Ministrisë së Ekonomisë edhe ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, staf mbështetës, mbulim të shpenzimeve administrative, si dhe trajnime të ekspertëve për implementim të projektit.Ky projekt është vazhdimësi e bashkëpunimit afatgjatë mes Kosovës dhe Gjermanisë, ku gjatë 22 viteve Kosova ka përfituar 660 milionë euro, duke ndihmuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe shndërrimin e Kosovës në një partner për komunitetet tra,ns-atlantike dhe evropiane