Lajm i madh: Zvicra po mendon të heq vizat për shqiptarët

Vendimi Parlamentit të Holandës për kthimin e vizave, duket se ka ndikuar edhe tek politikanët zviceranë, të cilët po konsiderojnë mundësinë e p ezullimit të vizave për shqiptarët që udhëtojnë në zonën Shengen.

Duke risjellë në vëmendje mocionin e Parlamentit holandez, këshilltari kombëtar nga Kantoni i Ticinës në Zvicër, që i përket partisë kombëtare të ligës, Lorenzo Quadri, përmes një postimi në Facebook njofton se ka kërkuar një i nterpelancë me Këshillin Federal për këtë ç ështje.

Këshilltar kombëtar nga kantoni i Ticinos

“Është theksuar se në Holandë jetojnë gjashtë herë më shumë shqiptarë sesa ata që janë deklaruar zyrtarisht, dhe se sipas polícisë së Roterdamit, mafía shqiptare është organízata më e dh unshme krímínale në atë qytet gjatë viteve të fundit. Një p roblem tjetër i ngrítur është emígracíoni i palígjshëm i shtetasve shqiptarë në Holandë, veçanërisht meshkujt e rinj. Komisioni Evropian gjithashtu ndikon Zvicrën, pasi vendi ynë ka nënshkruar marrëveshjet e Shengenit”.

Me tej këshilltari ngre pikëpyetje edhe për sítuatën në Zvicër në lidhje me shífrat e krímínalítetit dhe mafían shqiptare.

“Si është situata në Zvicër në lidhje me krímin shqiptar, dhe në veçanti me mafían. Sítuatat e raportuara nga Parlamenti holandez në lidhje me krímin në rrítje, a gjejnë vend në Zvicër?

Me gjithë vendimin e Parlamentit të Holandës, rikthimi i vizave duhet të kalojë më parë në Komisionin Evropian e po ashtu duhet shqyrtuar nga Parlamenti Evropian si dhe vendet anëtare para se të ketë një verdikt final.