Lajm i mirë, ja si pritet të jetë orari i funksionimit të gastronomisë pas 18 prillit


Hoteleria dhe gastronomia në Kosovë do të hapen pas 18 prillit, shkruan Syri.net Kosova.

Të paktën ky ishte premtimi sipas Odës së Hotelerisë së Kosovës i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, në takimin që ky i fundit pati me kryesuesin e kësaj ode, Hysen Sogojeva.

Sipas tyre, është premtuar që gastronomia dhe hoteleria do të punojnë deri në orën 22:30 apo 23:00 pas 18 prilit.