Lajm i mirë për emigrantët në Gjermani, ‘DW’: Këshilli Federal shqyrton njohjen e patentave

Këshilli Federal po shqyrton aktualisht një projekt-rregullore të re për lejet e drejtimit të automjeteve në Gjermani. Njëra nga pikat është edhe njohja e patentave shqiptare dhe kosovare.

Njohja e patentave shqiptare dhe kosovare për emigrantët me banim në Gjermani së shpejti pritet të bëhet më e lehtë. Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) që të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e lejeve të drejtimit të automjetit, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Shqipëria, Kosova, Moldavia, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut.