Lajm i mirë për personat me aftësi të kufizuar, Ja çfarë vendimi mirret nga komuna e Prishtinës


Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kategoritë e radhës që do të jenë përfitues së ndihamve janë familjet në asistencë sociale dhe personat më aftësi të kufizuar që janë banorë rezidentë në Prishtinë.

Ai tha se këtyre dy kategorive do iu shpërndahen nga 80 euro në muajin dhjetor.

Postimi:

Kategoritë e radhës për ndihma:

Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe drejtorit Dren Kukaj, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilen familje në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor!