Austria morri Vendimin e ri, Ja çfarë ndalohet tani e tutje…

Austria morri Vendimin e ri

Qeveria austriake ka ashp ërsuar sërish masat e mbrojtjes nga koronavirusi, në një situatë kur po shënohet rritje e numrit të infeksioneve, shrkuan srf.ch.

Meqenëse infeksionet kohëve të fundit kanë ndodhur kryesisht në sektorin privat, në të ardhmen, sipas kancelarut Kurz, do të duhej të zvogëloheshin kontaktet sociale.

Fjala është për zvogëlimin e pjesëmarrësve në takimet në hapësirën publike, transmeton albinfo.ch. Të gjitha festimet private dhe mbledhjet në hapësirë të mbyllur, nga e hëna do të kufizohen në dhjetë veta.

Përjashtimi i vetëm nga ndalesat e reja janë funeralet. Si më parë, në to dhe në ngjarjet tjera në natyrë do të lejohen deri në 150 persona.

Ngjarjet e organizuara profesionalisht në sektorin e sportit dhe kulturës nuk preken as me këto masa, përcjell albinfo.ch. Aty mbetet kufiri i sipërm prej 1,500 njerëzve në salla dhe 3,000 jashtë, është shprehur nënkancelari, Werner Kogler.

Përveç kësaj, nga e hëna e tutje konsumimi në pube dhe restorante mund të bëhet vetëm ulur.

Maksimalisht dhjetë persona mund të ulen në një tryezë. Përveç kësaj, maska duhet të mbahet tani edhe në tregje, në kisha si dhe gjatë hyrjes dhe daljes nga restorantet.