Biden udhëton në Evropë me aeroplanin e “Ditës së Kiametit”

I njohur si Aeroplani i Ditës së Kiametit dhe i ndërtuar për raste të sulmeve nukleare, i është bashkuar flotës së Presidentit të SHBA-së Joe Biden, në vizitën e tij në Evropë gjatë kësaj jave.

Përderisa Biden ishte një takim me liderët e NATO-s dje në Bruksel, mediat raportojnë se avioni Boeing 747 është parë duke fluturuar drejt stacionit të Forcave Ajrore të Britanisë së Madhe në Mildenhall, Suffolk.

Ky avion, një prej katërve sa i posedon flota ajrore e SHBA-së, është veçanërisht i dizajnuar për të transportuar presidentin, këshilltaret e lartë ushtarakë dhe për të mbajtur kontaktin me qendrën e komandës ushtarake kudo në botë, në rast ta një lufte nukleare.

Pentagoni mban në gjendje gatishmërie të përhershme njërin prej katër avionëve, në rast të një eskalimi nukleare.

Këta avionë janë të dizajnuar që t’u mbijetojnë sulmeve elektromagnetike, që shkaktohen nga shpërthimet nukleare dhe mbajnë kontakt me njësitet ushtarake amerikane përreth.

Presidenti Biden tani gjendet në Evropë. Sot, ai ka vizituar ushtarët amerikanë, që po shërbejnë në Poloni.