Çmendet Putin: “Nëse Bosnja hyn në NATO, ja çfarë ju pret“!

Rusia ka paralajmëruar mundësinë e një skenari ukrainas në Ballkan, duke thënë se ka të drejtë të përgjigjej nëse Bosnjë Hercegovina anëtarësohet në NATO.Ambasadori rus në Sarajevë, Igor Kalbukhov, ka deklaruar së fundmi se Bosnja ka të drejtë të vendosë nëse do të anëtarësohet apo jo në aleacën veri-atlatike por ka paralajmëruar megjithatë se Moska rezervon të drejtën t’i përgjigjet një mundësie të tillë.

Në njëë paralajmërim të drejtëpërdrejtë, ai tha se Rusia ka të drejtë të reagojë për të mbrojtur interesat e saj gjeostrategjike.Ambasadori shtoi se nëse në këtë moment Bosnja do të donte të anëtarësohet në aleacncën veri-atlantike, Rusia do ta kundërshtonte duke marrë si shembull Ukrainën. “Nëse (Bosnja dhe Hercegovina) vendos të jetë anëtare e ndonjë aleance, kjo është një çështje e brendshme.

Përgjigja jonë është një çështje tjetër. Shembulli i Ukrainës tregon atë që ne presim. Nëse do të ketë ndonjë kë rcënim, ne do të përgjigjemi”, tha Kalabukhov për televizioni FTV.Sipas Kalabukhov, Perëndimi po përbën një kër cënim për sigurinë e Bosnjë-Hercegovinës.Ne do të përgjigjemi duke analizuar situatën strategji ke dhe gjeopolitike”, tha ambasadori. Anëtarësimi në NATO nuk është një realitet për Bosnjën, duke pasur parasysh mungesën aktuale të konsensusit mbi këtë çështje në vend, shtoi ai.