Deputeti i LDK-së “godet” Isa Mustafën, zbulon pazaret brenda partisë

Deputeti i LDK-së

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë ka marrë vendim që kjo parti të mos futet në koalicion me partinë e Kadri Veselit (PDK), dhe se koalicionit me këtë parti i kanë vendosur vija të kuqe.

Por, vijat e kuqe të LDK-së për PDK-në, kanë filluar të fshihen, pasi që kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, ditë më parë tha se këto vija duhet të hiqen tani dhe në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato mbahen në Kosovë.