Erdogan: Ne do ta mbështesim Azerbajxhanin “me të gjitha mjetet” dhe “me gjithë zemër”

Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Azerbajxhanin “me të gjitha mjetet” në konflíktin e saj me Armeninë për Malësinë e Karabakut të push tuar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim vëllezërit tanë azerbajxhanas në bazë të parimit ‘dy shtete, një komb’, me të gjitha mjetet dhe me gjithë zemrën tonë”, tha presidenti Erdoğan gjatë adresimit të tij në hapjen e seancës së katërt legjislative të parlamentit të mandatit parlamentar të 27-të në Ankara.

Presidenti turk theksoi se pa qja e përhershme mund të arrihet në rajon vetën “nëse Armenia tërhiqet nga territoret e pushtuara të Azerbajxhanit”.

“Përpjekjet për shpifje kundër Turqisë po ashtu nuk do të jenë në gjendje të shpëtojnë administratën armene”, tha Erdoğan.

Ai paralajmëroi vendet që mbështesin “shtetin mashtrues”, Armeninë, në pushtimin e saj të Malësisë së Karabakut se do të “përgjigjen ndaj ndërgjegjes së përbashkët”.