Hoti, deputetëve të VV-së: Ka ja keni mësy? Pse s’shkuat ju në Uashington!

Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj disa deklaratave të deputetëve të partisë së Albin Kurtit, rreth dialogut në SHBA.

Sipas tij, deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” nuk po paraqesin asnjë argument, por vetëm kritika boshe, transmeton Indeksonline

“Kemi punuar bashkë në opozitë. Me të vërtetë pata fillu që jemi afru ngapak. Ju shtimë edhe në qeveri, ju dhamë përgjegjësi institucionale. Me këtë qasje, ku po doni me shku, ka ja keni mësy. Unë s’po dëgjoj argumente, por deklarata politike, fyerje, nënçmime.

S’po arrini të bëni debat substacional. Pse ju nuk keni shkuar në Uashington. Por qitni teori të hartave e thikave, shtëpia e verdhë apo e kuqe”, ishte deklarata e Hotit në foltoren e Kuvendit.