“Ideja e projektit për copëtimin e Kosovës erdhi nga Edi Rama”


Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka hedhur kritika ndaj Kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Hasani e cilësoi Ramën si ofertues të parë të idesë së korrigjimit të territoreve.

”Edi Rama ishte pjesë e projektit për copëtimin e Kosovës, ashtu siç po dalin faktet historike, në fakt ofertuesi i parë ka qenë ai”.

”Më pas i ka futur në lojë këta tanët”.

”Ideja e parë ka lindur nga Edi Rama dhe lidhet me Gjykatën Speciale dhe naivitetet ose iluzionet quaji si të duash, por akterët kryesorë të jashtëm që kanë shkruar dhe po shkruajnë rreth kësaj, e thonë këtë”.

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese tutje tha se pika e marrëveshjes së Washingtonit për moratorium për mosaplikim në organizata ndërkombëtare, nuk e dëmton vendin pasi Serbia ishte shumë më e suksesshme në fushatën e saj për çnjohje.