Isa Mustafa po habitë të gjithë: Kjo është arsyeja pse u arrestua Haki Rugova


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka komentuar arrestimin e djeshëm të nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova. I pari i LDK-së, thotë se dyshojnë që arrestimi i Rugovës është bërë për nacionalizëm dhe irredentizëm. “Tani për tani dyshojmë se është arrestuar për nacionalizëm dhe irredentizëm!”, tha Mustafa.

“Nuk kemi asnjë informatë relevante. Po presim të përfundojë procesi. Por ajo çfarë kanë dhënë deri më tani si arsyetim ngjanë në “nacionalizëm dhe irredentizëm”. Kur të përfundojë procesi dalim me vlerësimet tona”, ka thënë Mustafa për kallxo.com.

Haki Rugova dhe dy bashkëpunëtorë të tij të Komunës së Istogut janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë. Rugova dyshohet për konflikt të interesit dhe falsifikim të dokumentit si dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.