Kjo nuk pritej, Ja çfarë thonë Autoritetet Gjermane


Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë e quajti “shqet ësuese” rritjen e infektimeve me koronavirusit në mbi 4000 në ditë. Por autoritetet paralajmëruan se numri mund të shkojë deri në 10000.

Zyrtari më i lartë i kontrollit të epidemisë në Gjermani paralajmëroi se Gjermania mund të përjetojë deri në 10000 raste të reja infektimesh në ditë, nëse njerëzit nuk ndjekin rregullat e higjienës dhe të distancimit social.

“Është e mundur që përhapja e virusit të dalë jashtë kontrollit,” u tha gazetarëve në Berlin Lothar Wieler, drejtori i Institutit Robert Koch.

“Nuk e dimë si do të zhvillohet situata në Gjermani në javët e ardhshme. E mundur është që të përjetojmë 10000 raste të reja në ditë,” tha ai.

Njoftimi i tij erdhi pas një rritjeje rastesh të reja. Gjermania regjistroi më shumë se 4000 infektime me koronavirus në një periudhë 24-orëshe – duke shënuar shifrat më të larta të regjistruara që nga kulmi i pandemisë në pranverë.

Shifrat e publikuara të enjten nga Instituti Robert Koch flasin për 4058 infektime të reja të konfirmuara – një ndryshim prej më shumë se 1200 rastesh krahasuar me 2828 raste të mërkurën.