Kjo vajzë ishte rrugës duke shkrua në Facebook, Do befasoheni se çka i ndodhi


Një grua ecën me telefon në dorë, vjen një hajdut me biçikletë dhe ia merr. Imazhet e kapura nga një telekamera tregojnë një nga vjedhjet e shumta të kryera gjithmonë me të njëjtën teknikë nga dy burra të arrestuar nga karabinierët në Torino.

Vjedhjet janë kryer me një mënyrë veprimi të konsoliduar dhe efikase. Hajduti, një maroken 26 vjeç, qarkullonte me një biçikletë në rrugët e qytetit derisa vinte re qytetarë të pavëmendshëm duke u marrë telefonat e tyre.

Në këtë pikë u afrohej dhe ua rrëmbente nga duart dhe largohej me shpejtësi. Karabinierët kanë arritur ta identifikojnë autorin e krimeve, pavarësisht se në të gjitha rastet ka mbajtur maskën mbrojtëse ndaj covid.