Kosova “fundos” Putin/ Albin Kurti refuzon kategorikisht gazin e Rusisë!! Qeveria Kurti nis procedurat për Gazsjellësin Amerikan!

Qeveria e Kosovës ka nisu procedurat për projektin e Gasjellësit Amerikan.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte refuzuar këtë projekt, duke thënë se nuk ka interes ekonomik.

Madje, Kurti e kundershtonte këtë projekt duke e akuzuar opozitën për mungesë vizioni.

Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës bëhet e ditur se një nga tetë nismat që janë miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë dhe që lidhen me marrëveshje ndërkombëtare është edhe projekti i Gasjellësit Amerikan.

“Nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, për projektin “Kompakti i Sfidave të Mijëvjeçarit”. Marrëveshja parasheh shfrytëzimin e fondeve, në shumën mbi 200 milionë dollarë, për sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga opozita që Qeveria Kurti ta pranonte menjëherë projektin e Gasjellësit Amerikan, Qeveria Kurti nuk kishte ndryshuar qëndrim.

Por, javëve të fundit, kryeministri Kurti, në pothuajse të gjitha intervistat që ka dhënë për mediat vendore dhe ndërkombëtare e ka theksuar se Kosova dhe Ballkani Perëndimor është në rrezik, tash pas agresionit rus në Ukrainë. Pikërisht në këtë kohë destabiliteti, Qeveria Kurti ka vendosur që ta ndryshojë mendjen dhe t’i fillojë procedurat për Gasjellësin Amerikan.