Kujdes: Edhe kjo u pa në “Viva Fresh Store” (FOTO)


Një lloj çipsi në “Viva Fresh Store” zakonisht kushton 1.89 Euro.

Por, në ditën e njohur për zbritjet këtij lloj çipsi, në marketin “Viva Fresh Store” në Gjakovë, i është vënë një çmim shumë më i shtrenjtë se sa zakonisht. 2.25 Euro, e gjoja marketi ofron zbritje 16% për klientët e saj.

Këtë mashtrim të “Viva Fresh Store” e ka shpërndarë një faqe e njohur në Gjakovë, pasi fotografinë që e dëshmon mashtrimin e kanë dërguar qytetarët.

Nuk është hera e parë që kjo kompani e njohur në Kosovë denoncohet për mashtrim të klientëve të saj.