Kusari Lila i bërtet Kryeministrit: o Avdullah, “Për çka jeni ju këtu, hajt kallëzomni”


Mimoza Kusari-Lila ka ngritur tonin sot në Kuvend ndaj Kryeministrit Avdullah Hotit, derisa ai po raportonte për 100 ditëshin në qeveri.

Kusari Lila ndezi seancën me fjalë të ashpra, ajo akuzoi Hotin duke thënë: “A po pritni që ne të vijmë e t’ju lavdërojmë këtu?”

Kusari ka ripërsëritur me ton shumë të lartë qëndrimet politike të Vetëvendosjes derisa ka sulmuar njësoj si më herët LDK-në dhe kryeministrin Avdullah Hotin.

Kusari në vazhdim e pyeti Hotin se cili është roli i tij përveç siç tha ajo, “të ngani mas karrigave”.

“Për çka jeni ju, për çka jeni ju, hajt tregomëni. Veç te ju e kemi pa me nga pas karrigeve,” u shpreh ashpër Kusari- Lila.