Kusari-Lila, Kryeministrit: o Dullë, Ae ke dëgju vetën qysh ke belbuar në Uashington ajo“


Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka hedhur një varg kritikash në drejtim të qeveritarëve, në seancën e raportimit të kryeministrit Hoti për 100 ditëshin e Qeverisë.

Kusari-Lila ka ka kritikuar delegacionin që ka zhvilluar bisedimet me Serbinë të udhëhequra nga kryeministri Hoti.
Ka theksuar se një qeverisje e tillë, sipas saj, nuk i duhet Kosovës, pasi që siç ka thënë ajo, nuk i ka votat e mjaftueshme për t’i kaluar projekligjet.

“Cka keni folur këtu për Minishengenin? Më keni buzëqesh dhe jeni mundu me ma shpjegu minishengenin e Kinës. Por, kur keni shku në Uashington keni belbuar. Kur shkoni te miqtë ndërkombëtarë s’mund të thoni as Republika e Kosovës. Kur kthehemi këtu, thoni kjo është Serbia e vjetër. Kjo është kotë. Nuk ka qeverisje. Kjo qeverisje përfshinë punësimin e militantëve. Zgjedhjet janë e vetme zgjidhje”, ka thënë ajo.

Në një replikë, kryeministri Hoti ka thënë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të votohet në seancën e ardhshme, derisa ka deklaruar se nga marrëveshja e Uashington do t’i sjellë 1 mililardë investime.