Liberalizimi i vizave për Kosovën, vjen lajmi i fundit nga Gjermania

Gjermania Kosova

Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, thotë se ky institucioni legjislativ i BE-së do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, në veçanti për liberalizimin e vizave.

Von Cramon, që është deputete e Grupit të të Gjelbërve në PE, thotë se barra, megjithatë, tash më së shumti bie tek Berlini. Ajo kujton se Gjermania merr përsipër Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, prandaj ajo shpreson se kancelarja Angela Merkel do ta shfry tëzojë këtë rast që ta heqë regjímin e vizave për kosovarët në zonën Schengen.

“Në Parlamentin Evropian, veçanërisht ne në Grupin e të Gjelbërve, jemi të vetëdijshëm që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike të kërkuara. Prandaj, i takon Këshillit – e këtu më së shumti Berlinit – që të heqë regjímin e vizave. Kjo pa dyshim është koha e duhur për ta hequr këtë regjim vizash në kohën kur Gjermania do të drejtojë Këshillin e BE-së. Shpresoj që zonja Angela Merkel më në fund ta shfry tëzojë këtë mundësi”, tha von Cramon për koha.net.