Merret Vendimi i ri në ZVICËR/ Ja çfarë u vendos Sot…

ZVICËR

Votuesit në Zvicër kanë hedhur poshtë një iniciativë të partisë së djathtë, SVP-së për të shfuqizuar marrëveshjen për lëvizje të lirë me Bashkimin Evropian.

Rezultatet dhe parashikimet e pjesshme tregojnë se propozimi do të refuzohet me rreth 62% të votave. Rezultatet përfundimtare priten më vonë gjatë ditës së sotme, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

“Rezultati i votimit duket se konfirmon politikën e qeverisë për marrëveshjet bilaterale me bllokun prej 27 vendesh,” thotë Urs Bieri, shkencëtar politik në institutin kryesor të kërkimit GfS Bern.