Mulla Osmani “selam“ Buzhalës: o Berato, Unë shitem me çmimin e pasulit, po ju?

Mulla Osmani

Hoxha Osman Musliu, i ka reaguar gazetarit Berat Buzhala, pasi ky i fundit ishte marrë me një fotografi ku shihej ish-kryeministri Albin Kurti, duke ngrënë pasul në konakun e hoxhës nga Drenica.

Buzhala ishte tallur me Kurtin, duke thënë se ishin “emocione ato momente dhe vinte era shtet”.

“Si sot më kujtohet fushata e madhe në rrjete sociale lidhur me një foto ku shihej Albini duke hangër pasul (pa mish) në konakun e mulla Osmanit. Çfarë emocionesh. Po vjen era shtet. Ky nuk han në restorante të shtrenjta. Ky han çka han populli, Eh. Tash Dulla veç gjysmën e sandwich’it. Qishtu tuj u shty keni me dekë unti. Unë tyben pa kaqika të pulës nuk muj”, kishte shkruar gazetari në Facebook.

Por, atij i ka reaguar Musliu, i cili ka thënë se koha e ka dëshmuar se “rrallë kush blihet dhe shitet për një pjatë pasul”, përcjell Bota sot.

“Eh more Berat edhe mu si sot më kujtohet kur thoshin e blejti mulla Osmani, Albinin me një sahan pasul, por koha dëshmoi se rrallë kush blihet dhe shitet për një sahan pasul, çmimi i politikanëve ka shkuar shumë lartë, kurse çmimi i hoxhallarëve ka rënë më lirë se gjiza, unë prapë i kam mirë punët shitem me çmimin e pasulit … po ju…?”, ka shkruar Osmani Musliu në një postim në Facebook./BS