Nëna nga Drenica: Dua ta shes Veshkën, për ta shëruar djalin (Video)

Nëna nga Drenica

Astrit Islami nga Dashevci i Skenderajt, tash e pesë javë ndodhet në Turqi, shkruan RepublikaOnline.net

Ai vuan nga një sëmundje e rëndë, leukemi akute, e cila nuk ka shërim brenda Kosovës.

Për shërimin e Astrit nevojiten 150 mijë euro, ndërsa familja Islami nuk mund ta përballoj shumën e këtij operacioni për shërimin e djalit.

Babai dhe Astrit tregon se i kanë dalur në ndihm shumë persona mirëpo duhen akoma të holla për shërimin e Astritit.

Nëna e Astritit tregon se si e mbajti të fshehur sëmundjen nga nëna e tij, edhe pse ishte hera e dytë që Astriti preket nga leukemia.

Ajo, e prekur nga sëmundja e djalit me lotë në sy tha se është e gatshme edhe ta shes veshkën për ta shëruar djalin./RepublikaOnline.net

Ndiqeni videon për më shumë: