Selmanaj: Nëse nuk i ndalim me kohë këta njerëz, nesër do jetë vonë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar situatën me shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend.

Ai me këtë rast hodhi kritika ndaj qeverisë, duke thënë se pas këshillave për qytetarët se si të ngrohen, ua rriti deri në 100% çmimin e energjisë.

Postimi i plotë:

Në fillim ju thanë qytetarëve mos u ngrohni me dru se po dëmtohen pyjet, pastaj ju thanë mos u ngrohni me qymyr se po ndotet ambienti, kur qytetarët mbeten pa asnjë rrugë tjetër dhe u orientuan ka ngrohja me energji, atëherë del qeveria dhe ua shtrenjton deri në 100% çmimin e energjisë.

E me çka të ngrohen njerëzit?!!!

Mos u befasoni, popullistët të tillë janë. Kujdesen për popullin vetëm derisa ua marrin votën, pastaj puna e parë që bëjnë i hypin në qafë popullit.

Nëse nuk i ndalim me kohë, nesër do jetë vonë.