Serbët vendosin flamurin e Rusisë në veri të Kosovës

Serbët vendosin flamurin e Rusisë në veri të Kosovës

Flamuri i Rusisë është vendosur në kalanë mesjetare të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Videoja është publikuar nga portali rus “Sputnik” që financohet nga Putini.

Sipas portalit rus flamuri është vendosur nga serbët e veriut, dhe ky është një mesazh që ata janë kundër politikës së Vuçiqit, në afrimin me Washingtonin.