Si është e mundur që Thaçi të dekorojë me “Medalje Presidenciale” një bashkëpunëtor të Serbisë!?

Xhevdet Mazrekaj

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj ka reaguar ndaj deklaratës së Baton Haxhiut, i cili e ka mbrojtur Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin nga Gjykata Speciale.Mazrekaj përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se si është e mundur që një bashkëpunëtor i Serbisë, të mbron drejtorin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin nga Specialja?

Mazrekaj gjithashtu ka pyetur se si është e mundur që një President, në këtë rast Thaçi, ta dekoron një bashkëpunëtor të Shërbimeve të huaja, në këtë rast Serbisë, Baton Haxhiun, me “Medaljen Presidenciale”? Shkrimi i plotë: