The Guardian paraIajmeron Kosovën dhe Ballkanin: Kujdes, ky është kali i trojës i Putin në Ballkan

Paqja në Ballkan është perish e rrezikuar thotë the Guardian, e qeveritë e Bashkimit Europian, sipas të përditëshmes së njohur britanike, duhet t’i kundërvihen ekzekutivit serb sa nuk është tepër vonë. Në analizën e bërë në artikull situatës në Europë, Serbia e Aleksandër Vuçicit përshkruhet si “kali i Trojës së Putinit”.

“Mbrojtja më e fortë nga Rusia do të thotë gjithashtu se kuajt e Trojës së Putinit, si Hungaria e Viktor Orbanit dhe Serbia e Aleksandar Vuçicit, duhet të kundërshtohen më me vendosmëri. Kjo ngre pikëpyetje në radhë të parë për zbatimin e detyrimeve themelore ligjore të anëtarësimit të Hungarisë në BE dhe statusin e mëtejshem të Serbisë, si vend kandidat për anëtarësim në bllokun europian, thuhet në tekst.

Aty nënvizohet ndër të tjera se Britania e Madhe duhet të afrohet më shumë me komunitetin politik europian pas BREXIT-it. Si më të rrezikuar, autorët e analizës Daniel Conn – Bendit, i cili drejton të Gjelbrit në Parlamentin Europian e Timothy Garton Ash, shohin Bosnje Hercegovinën, për të cilën thonë se meriton vëmendje të vecantë.

Politikanët serbë në Beograd dhe në Banja Luka, kryeqyteti i Republikës autonome Serbe të Bosnjës, po nxisin tendenca përçarëse prej 30 vjetësh e po madje po bëjën që të duket e mundur një lu ftë e re mes grupeve etnike. Separatistët më të mëdhenj serbë mund të jenë të sigurt për mbështetjen aktive të regjimit të Putinit, thekson shkrimi.