Turqia nis anijet për në ujërat greke, jepet alarmi në Egjeu


Mes Greqisë dhe Turqisë në Egje, po ndodh pikërisht ajo që i trembeshin të gjithë.

Mediat respektive raportojnë sëfundmi se marina turke ka vendosur që të shoqërojë me anije ushtarake anijen kërkimore “Oruç Reis”, e cila është nisur në lundrim me destinacion pjesën jugore të ishullit grek Kastelorizo, raporton abcnews.al.

Përmes një NAVTEX-i, Turqia njoftoi kryerjen e kërkimeve në jug të ishullit Kastelorizo duke ngritur alarmin në Egjeun Lindor, pasi pjesa në fjalë njihet nga Greqia si pjesë Zonës Ekskluzive Ekonomike të saj.

Por, Turqia e kundërshton me argumentin se Kastelorizo është shumë i vogël dhe shumë larg Greqisë për të krijuar një Zonë Ekskluzive Ekonokike që “burgos” Turqinë në tokë.

Më herët, Greqia e cilësoi të paligjshëm NAVTEX-in turk duke kërkuar nga anijet që të mos e marrin në konsideratë. /abcnews.al