Valon Syla: Diaspora e kanë lëshuar vendin, kanë ikë. Pa neve diaspora kurrë, kurgjo nuk kish bo.

Valon Syla vazhdon akuzat ndaj diaspores: Na e kem çliru dhe rregullu Kosovën, ju tash vini e nuk tutni ma prej Serbisë

Analisti kosovar, njëherit edhe gazetari Valon Syla përmes një postimi në facebook ka vazhduar akuzat ndaj diasporës duke thënë se ne i mbajmë ata, dhe ne e kemi çliruar vendin ndërsa ata kanë ikur.

Postimi i plotë

Mos me qenë na shqiptart që jetojmë në Kosovë, kurrë diaspora nuk ish ardhe si turist, sepse ata e kanë lëshuar vendin….kanë ikë.

Pra na në Kosovë e mbajmë diasporën sepse pa neve diaspora kurrë, kurgjo nuk kish bo.

Por na ketu e kemi çliru, tani e kemi rregullu Kosovën, dhe ua kemi mundësuar edhe diasporës mos me u tut prej Serbisë, me ardhë turistë e me dalë edhe jashtë si diasporë kur të dojnë. Dhe ua kemi mundësuar me ardhe lirisht ne Kosove dhe me u kenaq, sepse NA QË JETOJMË KËTU E KEMI NDREQË, mirë e keq, pak me ndihmën edhe prej jashtë.

Amerika ka intervenue me i shpëtu dhe çliru KOSOVARËT NË KOSOVË, E JO ATA QË JETOJNË TË SIGURT NË DIASPORË.

A po merrni vesh o Gërrnaça. S’ka pasë masakra, as në Zurich, as në Frankfurt, as në autobusa rrugës për atje, por në vende kosovare, si Prekazi, Reçaku, Krusha, Pokleku e tjerë. Andaj kjo le të dihet edhe mbane në mend. Se patriotizmi nuk blehet në ‘rent a car’ e as me Western Union e Moneygram. Ok?