Video e rrallë, kur Albin Kurti i thoshte Thaçit, Mos Hashim se edhe ty do të çojnë në Hagë!

Albin Kurti Thaqi

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një video që kanë shpërndarë në profilin zyrtar të partisë, kanë kujtuar disa deklarata të kreut të partisë, Albin Kurtit dhe deputetit Glauk Konjufca në Kuvend të Kosovës në vitin 2014’të, kur po diskutohej për Gjykatën Speciale.

Nga partia që udhëhiqet nga Albin Kurti në këtë video kanë publikuar edhe një deklaratë të kreut të LVV’së, Albin Kurti, që kishte folur para selisë së partisë në ditën kur u publikua njoftimi për ak takuzën e dorëzuar për konfirmim për presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit.