Zbulohen dokumentet tronditëse për Ivica Daçiqin, kishte marrë pjesë në planifikimet e luftës në Kosovë


Këshilltari i kreut të AKR-së Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka publikuar disa dokumente, ku shihet pjesëmarrja e Ivica Daçiqit në pothuajse të gjitha takimet e Sllobodan Millosheviqit me diplomatët e huaj dhe në planifikimet e luf tës në Kosovë.

Zyberaj në një postim në Facebook, ka thënë se Serbia nuk u pastrua kurrë nga politikat dhe elementet Millosheviçit.

Sipas tij, kërcënimi i Daçiqit ndaj serbëve që zbulojnë vendet ku fshihen tr upat e shqiptarëve të vr arë, është një vazhdim i politikës së Serbisë së madhe fash iste të Daçiqit dhe SPS.