LAJMI FUNDIT: Edhe një muaj s’ka targa për Kosovarët

Ka disa javë që është shfaqur mungesa e targave në qendrat e regjistrimit të automjeteve.

Në rrugët e Kosovës vërehet një numër i madh i automjeteve që në mungesë të targave të rregullta në Agjencinë për Regjistrim Civil, janë të pajisura me targa p rovuese (të përkohshme) deri në përfundimin e p rocesit të prokurimit për furnizim me targa c ivile.

Ndonëse nga MPB kishin deklaruar se furnizimi me targa do të fillonte nga kjo javë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kështu kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për IndeksOnline.

“Ende nuk ka filluar paisja e qytetarëve me targa RKS.

Sipas kontratës për ‘’Furnizim me Targa të Automjeteve’’, duhet të presim që të përbushet afati i liferimit për furnizime”, thuhet në përgjigje.

Sipas tyre, kosovarët do të paisen deri në muajin mars me targa të përkohshme.

“Në fillim të muajit mars qytetarët do të kenë mundësi që të pajisen me targa RKS”.

Nga MPB kanë bërë të ditur se furnizimi do të bëhet vetëm me targa RKS dy javë pas nënshkrimit të kontratës, pasi ato KS nuk janë më në përdorim si rezultat i skadimit të Marrëveshjes së Brukselit./IndeksOnline