Lajmi i fundit: Autobusi me kosovarë aks identohet në Bullgari

Një aks ident mes një autobusi të kompanisë “Shero Tours” që transportonte udhëtarë nga Kosova dhe një kamioni ka mbyllur qarkullimin në unazën e Kyustendilit mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave bullgare, nga aks identi ka mbetur i pl agosur drejtuesi i autobusit i cili është dërguar në spitalin e Qyustendilit. Të gjithë 29 pasagjerët, mes të cilëve 9 fëmijë, janë pa lëndime.

Ata u transportuan në ambientet e bashkisë me ngrohje, ku u pajisën me pije të nxehta dhe iu nënshtruan ekzaminimit mjekësor.

Sipas të dhënave fillestare, drejtuesi i kamionit është ndalur dhe ka dalë nga rruga për shkak të një peme të rënë. Ai u përpoq të ndalonte autobusin që vinte pas tij, por automjeti u përpl as me kamionin.

Për shkak të aks identit është kufizuar përkohësisht qarkullimi në të dy drejtimet në rrugën Sofje – Pika kufitare Gueshevo, në zonën e kthesës për fshatin Skrinyano.