LAJMI I FUNDIT: Kantoni i Cyrihut merr vendim për masat, Ja deri kur do të jenë në fuqi


Qeveria e Kantonit të Cyrihut ka zgjatur deri në fund të vitit masat ekzistuese për të luftuar koronavirusin. Këtë lajm e ka bërë të ditur kantoni, në mëngjesin e sotëm përmes një njoftimi për media.

Aktualisht nuk janë planifikuar masa tjera, plotësuese ndërsa në mes të dhjetorit, këshilli qeveritar pritet të vendosë se si do të veprohet më tutje, shkruan srf.ch.

Në të njëjtën kohë, këshilli qeveritar është shprehur me “optimizëm të kujdesshëm” në lidhje me zhvillimet aktuale.

Kantoni i Cyrihut mund të mbështet mbi “spitalet efikase, gjurmimin në masë të gjerë të kontakteve dhe kapacitetet e mjaftueshme testuese”, thuhet më tutje në njoftim, transmeton albinfo.ch.

Rreth 700 gjurmues të kontaktit janë aktualisht duke bërë punën e tyre, në kantonin e Cyrihut. Kantoni kishte rritur kapacitetet npër gjurmimin e kontakteve pas rritjes së mprehtë të numrit të rasteve të infeksionit në tetor.

Këshilli qeveritar me këtë rast i bën thirrje popullatës “të testohen shpejt madje edhe nëse simptomat që kanë, janë të lehta”, përcjell albinfo.ch. Ka kapacitete të mjaftueshme për testim, në dispozicion.