



Pika kufitare e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh duke krijuar edhe radhë të gjata mëngjesin e kësaj të shtune.
Sipas policisë kufitare të Morinës deri në orën 9 të mëngjesit kaluan rreth 1700 automjete dhe rreth 4700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.




Pika kufitare po punon me 4 sportele.
Me mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri, duke përfituar edhe nga koha e mirë,
Por dhe nga masat kufizuese për pandeminë më të lehta, krahasuar me ato që ka marrë qeveria e Kosovës.