LAJMI MADH / Vjen një lajm shumë i mirë për Kosovën nga Zvicrra mbështetje e madhe

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas negocimit të suksesshëm me Qeverinë e Zvicrës, përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, sot ka nënshkruar marrëveshjen me ambasadorin Thomas Kolly për projektin “Menaxhimi i integruar i burimeve ujore në Kosovë.

Faza 1”.Ministri Murati theksoi vlerën që ka kjo marrëveshje për Republikën e Kosovës duke marrë parasysh që ky program do të ndikojë në krijimin e kushteve të duhura për menaxhimin e resurseve ujore të Kosovës.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Financave, ky program pritet të financohet nga Qeveria Zvicerane me rreth 20 milionë franga zvicerane mbi 18 milionë euro dhe do të zhvillohet në tri faza, ku faza e parë, nga viti 2021 deri 2025, është rreth 8.5 milionë.