Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj zgjedhjeve në Podujevë.
Ndonëse nuk e ka thënë asnjë fjalë, ajo me një postim në Twitter, ka publikuar një këngë, duke dhënë kështu një mesazh ndaj LDK-së.
Ajo ka publikuar këngën e këngëtares së famshme Alicia Keys në bashkëpunim me Brandi Carlile, e që flet pikërisht për forcën e zërit.
“Sepse, ti ke zë”, shkruan shkurt, Osmani.