Lekaj ua mundësoi Devollëve ta çojnë Kosovën në arbitrazh nëse hiqet homologimi (DOKUMENT)

EuroLAB – QAK është kompania që ka mbajtur monopolin ne shërbimin e homologimit. Prandaj, homologimi i automjeteve ne vazhdimësi ka nxitur debate për monopolin në ofrim të këtij shërbimi. Sipas Ligjit, homologimi përkufizohet si procedure përmes se cilës verifikohet nëse veturat i plotësojnë kushtet teknike dhe administrative ne përputhje me sigurione rrugore mbrojtjen e cilësisë se ajrit dhe shëndetit publik.

Se fundi Kryesia e Kuvendit te Kosovës ka vendosur që t’i kërkojë Qeverisë mendim ne lidhje me nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L-132 për automjete”, dhe të përgatisë deklaratën e ndikimit buxhetor dhe te përafrimit te legjislacionit.

Mirëpo sipas informatave të publikuara në media kompania në fjale dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, kane nje marrëveshje dypalëshe me garancione dhe obligime të ndërsjella që nuk duken të favorshme për qeverinë.

Burime e redaksisë citojnë se në marrëveshje thuhet se “Ministria do të sigurojë se QAK-EUROLAB do t’i ushtrojë aktivitetet e tij” dhe se dy palët marrin obligime për zbatim të marrëveshjës dhe respektim të saj.

Po ashtu aty thuhet se kontestet eventuale dhe mosmarrëveshjet që mund të paraqiten duhet të negociohen, përndryshe i takon Tribunalit te Arbitrazhit te Odes ndërkombëtare të Tregtisë në Vjenë ta zgjidhë çështjen.