Lladrovci i bërtet edhe frizerit: Çka ke ba kështu, çu dil jashtë


Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci i është kapur edhe frizerit për prerjen e flokëve që i ka bërë. Lladrovci është xhiruar duke i thënë atij “çka ke ba kështu, çu dil jashtë”.

Një video e postuar në Instagram, është bërë virale së fundi në këtë rrjet social.

Aty shihet kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci duke e qortuar frizerin për prerjen e flokëve që i ka bërë.

“Çka ke ba o Riz kështu, qu bre dil jashtë pash Zotin”, dëgjohet duke thënë Lladrovci, derisa shihet se video është bërë për humor.