









Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës hodhi një varg kritikash ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur qeverisjen e tij.
Mes tjerash, Abdixhiku, i tha Kurtit se “politikisht është duke shkuar atje ku ai ka dëshirë ta shoh.
“Politikisht je tu shku atje ku kam qejf me të pa, veç vazhdo”, i tha kreu i LDK-së kryeministrit.





E lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Hafir Hoxha, ish Komandant i njësitit Policor-Ushtarak të UÇK-së.
Ai ka thënë se Abdixhiku është dashur ta ketë parasysh se atje ku “do të shkonte Kurti, do të shkonte edhe vendi e populli bashkë me të”.
“Zotëri Lumir, ke bërë gjest të nivelit të





Valon Syles! Kjo nuk do të duhej të ndodhte me ty!
Si është e mundur një lider, intelektual, politikan, kryetar partie me i shkua mendja me mendu , me pas këtë dëshirë, me energji kaq negative e jo humane për kolegun e vet, kryeministër të shtetit që i prin popullit !?
Nëse Kryeministri shkon aty ku “ ky paska qejf me pa” aty shkon edhe populli edhe vendi!





Fjalë e urtë popullore ; “vjehrra keqe thotë për inati të nuses me vdektë djali”
Shyqyr që po e zbulojnë herët karakterin e brendshëm disa “liderë” të rnji e populli le të mendon mirë kënd me zgjedh me u pri!”, shkroi Hoxha.