Mediumet në Kosovë i nxjerrin një gafë Albin Kurtit pas takimit me Kovaçevskin (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi, e ka takuar Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Për takimin me Kovaçevskin ka njoftuar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Ai ka thënë se Kosova ka raporte të mira ndërshtetërore me Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, ajo që bie në sy, sipas disa mediumeve në Kosovë, është se në fotografitë e publikuar nga Kurti është folderi (fashikulli) që e mban përpara.

“Kurti në tavolinë e ka të kthyer mbrapsht folderin dhe kjo gjë mund t’i gëzojë vetëm simpatizantët e tij, të cilët tani e tutje mund të mendojnë që Kurti është i “aftë” të lexojë edhe mbrapsht”, shkruan duke ironizuar Insajderi.